Rovena apleon për shpërndarjen e maskave falas për të gjithë

  • 16 March 2020 - 22:00
Rovena apleon për shpërndarjen e maskave falas për të gjithë

Jemi dëshmitarë, që për shkak të situatës së krijuar shumë qytetarë nuk po mund të furnizohen me maska për mbrojtje nga koronavirusi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo për disa arsye, e para se shumë nga barnatoret në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni i kanë ngritur çmimet, për pasojë ka edhe qytetarë të cilën nuk kanë mundësi t'i blejnë.

E për t'ju dalë në ndihmë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka propozuar fushatë për maska falas për të gjithë.

Ky është postimi i plotë:

Thirrje për Mediat:


Sot si kurrë më parë, ju dhe ne duhet të jemi bashkë në këtë krizë të thellë shoqërore. Mungesa e maskave që shikohet ndjeshëm nëpër rrugë te qytetarët nuk lidhet me faktin që njerëzit janë të “pabindur” dhe indiferentë për shëndetin e tyre dhe të shoqërisë, por ngaqë 1 -Maska nuk ka në Shqipëri ose 2- Ato janë shumë të shtrenjta për t’u blerë nga populli.
Mediat dhe ne njerëzit publikë duhet të bëjmë solidarizim për bizneset dhe fabrikat që kanë mundësi prodhimi në vendin tonë të ndërmarrim një fushatë për prodhimin dhe shpërndarjen falas të maskave për të gjithë. U bëj thirrje të gjithë artistëve të bashkohemi në këtë nismë.
#Maskapërtëgjithë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Thirrje për Mediat: Sot si kurrë më parë, ju dhe ne duhet të jemi bashkë në këtë krizë të thellë shoqërore. Mungesa e maskave që shikohet ndjeshëm nëpër rrugë te qytetarët nuk lidhet me faktin që njerëzit janë të “pabindur” dhe indiferentë për shëndetin e tyre dhe të shoqërisë, por ngaqë 1 -Maska nuk ka në Shqipëri ose 2- Ato janë shumë të shtrenjta për t’u blerë nga populli. Mediat dhe ne njerëzit publikë duhet të bëjmë solidarizim për bizneset dhe fabrikat që kanë mundësi prodhimi në vendin tonë të ndërmarrim një fushatë për prodhimin dhe shpërndarjen falas të maskave për të gjithë. U bëj thirrje të gjithë artistëve të bashkohemi në këtë nismë. #Maskapërtëgjithë

A post shared by ROVENA STEFAë (@rovenastefa) on


(Kosova Sot Online)