JLo me biznes të ri, lanson linjën e re të këpucëve

  • 17 March 2020 - 13:00
JLo me biznes të ri,  lanson linjën e re të këpucëve

Biznesin e ri po e zhvillon nga shtëpia, për shkak të Coronavirusit

Jennifer Lopez është duke shënuar suksese në sfera të ndryshme të artit, diva latine të hënë ka prezantuar koleksionin e ri të këpuce ‘DSW’, shkruan Syri Kosova.

50-vjeçarja ndau disa fotografi në Instagram duke modeluar vetë këpucët e saj të reja glamuroze, të cilat tani janë në shitje nëpër dyqane dhe mund të porositen edhe në internet.

‘Këtu është diçka e lehtë për të ndriçuar ditën tuaj … Jam shumë krenare për koleksionin tim të ri të këpucëve, të disponueshme tani në @DSW!’ shkruan J.Lo në Instagram.

(Kosova Sot Online)