Pozitiv me koronavirus, këngëtari i njohur kosovar tallej me virusin vetëm para pak ditësh

  • 18 March 2020 - 12:21
Pozitiv me koronavirus, këngëtari i njohur kosovar tallej me virusin vetëm para pak ditësh

Mbrëmë u konfirmua se këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me koronavirus.

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë personat e fundit që u konfirmuan me koronavirus.

Por, ditë më parë ky artist nuk e kishte marrë seriozisht këtë pandemi, madje kishte ironizuar përmes një postimi.

“Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”, kishte shkruar Sejdiu në Facebook.

Muhamet Sejdiu më 13 mars kishte kënduar edhe në një aheng në Gjilan, ku kishte një numër të madh të të pranishmëve.

“Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”, kishte shkruar Sejdiu në Facebook.

Por, pas kthimit nga Gjermania ka performuar edhe nê Kosovë, saktësisht në Gjilan bashke me Shkelzen Jetishin, duke mos e ditur se është prekur nga ky virus.

(Kosova Sot Online)