Ramë Lahaj: A do të na drejtojnë Albini e Vjosa apo çobanët e injorantët që u bënë pushtues të pasluftës

  • 20 March 2020 - 12:05
Ramë Lahaj: A do të na drejtojnë Albini e Vjosa apo çobanët e injorantët që u bënë pushtues të pasluftës

Tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj në një postim në Facebook ka pyetur nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit do t’a çlirojnë vendin nga injorantët që u bënë pushtues pas luftës.

Tenori Lahaj ka pyetur nëse Vjosa Osmani do të jetë heroina e re e historisë modern të Kosovës.

“A do të jetë një grua që këtë herë do të na çlirojë, përfundimisht nga politiKUAJT komunistë të kafe Bozhurit, të shërbyer prej konobaricave* në valle!
A do të jetë Vjosa, heroina jonë e re e historisë moderne të Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje Lahaj ka thënë se a do ta çlirojë Albin Kurti atdheun e kapur nga injorantët e çobanët e pasluftës.

“A thua do ta kemi fatin të na drejtojë një mendje e ndritur, plot guxim sikurse Albini, të na çlirojë nga kaubojt e Opel Askonave të pasluftës që prej injorantësh e çobanësh na u bënë udhëheqës, pushtues e profesorë universitetesh, duke na detyruar ta urrejmë atdheun të cilin të parët dhe vet ne edhe me gjak e lamë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)