Dua Lipa ndryshon sërish pamjen, bëhet bionde

  • 20 March 2020 - 13:05
Dua Lipa ndryshon sërish pamjen, bëhet bionde

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, duket gjithmonë tërheqëse me pamjen e saj.

Jo pak herë ajo ka eksperimentuar me dukjen, veçanërisht flokët, të cilat vendosi t’i shkurtojë muaj më parë.

Ky ndryshim u prit shumë mirë nga fansat e saj, e ndërsa së fundmi këngëtarja Lipa ka vendosur të ndryshojë sërish.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Dua shfaq një pjesë të fytyrës së saj, ku tregon se është bërë bionde.

Sido që të jetë, pamja e saj e re është pritur shumë mirë nga fansat e saj, kjo vërehet edhe nga komentet pozitive.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

the new normal

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)