Zaimina shfrytëzon si duhet vetizolimin: Asgjë tjetër nuk ka rëndësi

  • 20 March 2020 - 15:29
Zaimina shfrytëzon si duhet vetizolimin: Asgjë tjetër nuk ka rëndësi

Edhe Zajmina Vasjari si shumica e kolegëve të saj ka shfrytëzuar Instagramin për t’i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të saj të qëndrojnë në shtëpi pasi vetëm kështu do të jenë të sigurt. Nëpërmjet një video Zajmina tregon vogëlushen e saj Khloe e cila luan në oborrin e shtëpisë.

“Shijojeni jetën tuaj. Familja juaj është gjëja më me vlerë në këtë botë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Mbroni njëri-tjetrin duke qëndruar në shtëpi”, shkruan ajo krah pamjes të ëmbël të së bijës.

Ashtu si gjithë të tjerët edhe Zajmina po shfrytëzon këtë kohë për të kaluar sa më shumë momente të bukura me njerëzit më të dashur.

(Kosova Sot Online)