Era Istrefi prezanton këngën me Arash, këndon në shqip

  • 24 March 2020 - 11:05
Era Istrefi prezanton këngën me Arash, këndon në shqip

Era Istrefi ka gati këngën e re dhe këtë herë është bashkëpunim me artistin e njohur, Arash.

Era po rikthehet me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka lajmëruar se ka gati këngën të cilën e ka bashkëpunim me artistët Arash dhe Ilkay Sencan.

Era ka postuar një video me një animacion, në format të cilin duket se do të dalë videoklipi i këngës që ka titullin “No Maybes”.

Në këngë Era dëgjohet duke kënduar në gjuhën shqipe, ndërsa kënga është përgatitur për tregun ndërkombëtar.

“No Maybes” publikohet këtë të premte, më 27 mars.

Kjo është kënga e parë që po vjen nga Era që nga bashkëpunimi i saj “Nuk e di” me Nora Istrefin e cila u publikua vitin e kaluar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“No maybes” this friday ë @arashmusic ë @ilkaysencan

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

(Kosova Sot Online)