Ava Max jep lajmin e mirë për fansat e saj

  • 25 March 2020 - 10:17
Ava Max jep lajmin e mirë për fansat e saj

Ava Max mendon për fansat edhe gjatë kësaj periudhe.

Ava Max ka pak kohë që ka publikuar në versionin audio këngën e re “Kings & Queens”.

Kënga u prit shumë mirë dhe ka marrë mbi 3 milionë klikime, ndërsa tani këngëtarja ka vendosur që t’ia shoqërojë edhe videoklipin.

“Kush është gati për shampanjë dhe të ngrejë dolli (nga komoditeti i dhomës së ndejës) videoklipi i “Kings & Queens” së shpejti”, janë fjalët e artistes.

Këngëtarja për një kohë ka arritur të depërtojë në listën me aritstët më të njohur të mbarë botës dhe suksesi i saj po vazhdon të rritet.

(Kosova Sot Online)