Shkurte Fejza: Pusho e qetë Leze Qena artiste - ikonë e skenës shqiptare

  • 26 March 2020 - 19:30
Shkurte Fejza: Pusho e qetë Leze Qena artiste - ikonë e skenës shqiptare

Dita e Merkure ishte e zezë për artin shqiptar, pasi ndërroj jetë ikona e kinematografisë shqiptare zonja Leze Qena, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Si shumë artistë, edhe Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e ka cilësuar Leze Qenen ikonë të skenës.

Na iku edhe një artiste e madhe e skenës tonë, iku vetem fizikisht por do të mbetet gjithëmon në mendjet dhe zemrat tona dhe të shumë gjeneratave që do të vin pas neve. Do të na mbetet në kujtesën tonë arti i saj, shpirti i saj i bardhë dhe zemra e madhe e kësaj artisteje shumë të madhe.. Pusho e qetë Leze Qena artiste ikonë e skenës shqiptare, ka shkruar këngëtarja.

(Kosova Sot Online)