Era Istrefi publikon bashkëpunimin e ri

  • 27 March 2020 - 14:46
Era Istrefi publikon bashkëpunimin e ri

Era Istrefi ka bërë rikthimin në skenën e muzikës me një bashkëpunim ndërkombëtar.

Kishte bërë gati gjysmë viti pa publikuar ndonjë këngën, por tani Era Istrefi është kthyer me një tjetër bashkëpunim me Arash dhe Ilkan Sencan.

Kënga e cila titullohet ‘No maybes’ gjen këngëtarët të interpretojnë në gjuhë të ndryshme, anglisht, shqip dhe spanjollisht.

‘No maybes’ fillimisht është punuar vetëm në versionin ‘audio’ dhe nuk ka ndonjë paralajmërim nëse do të kompletohet edhe vizualisht. 

(Kosova Sot Online)