Fifi ft. Remzie Osmani ua 'ndreqin' disponimin me këngën e re 'Lezet'

  • 31 March 2020 - 19:00
Fifi ft. Remzie Osmani ua 'ndreqin' disponimin me këngën e re  'Lezet'

Dy këngëtaret e njohura Remzie Osmani dhe  Filloreta Raçi- Fifi kanë publikuar këngën e tyre më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Lezet” mban titullin kënga e tyre që vjen e kompletuar edhe me videoklip.

Kënga është ritmike tamam për t'ua ndrequr disponimin në kohë karantine.

Ndërkohë për Fifin është ditë e veçantë, pasi sot  feston ditëlindjen e 26-të.

(Kosova Sot Online)