“Ishte shumë i dashuruar me të”- Nuk arriti të shihte bashkëshorten në ditët e fundit të jetës, vdes aktori i njohur nga koronavirusi

  • 01 April 2020 - 14:06
“Ishte shumë i dashuruar me të”- Nuk arriti të shihte bashkëshorten në ditët e fundit të jetës, vdes aktori i njohur nga koronavirusi

Aktori i njohur Star Wars ka vdekur pas infektimit me koronavirus. Andreë Jack vdiq në një spital të Surrey të martën.

Agjentja e 76 vjeçarit, Jill McCullough i bëri homazh duke thënë se është një nga zërat më të ndritshëm të botës së aktrimit.

McCullough tregoi se aktori u nda nga jeta pa pasur mundësinë të shihte gruan e tij në ditët e fundit të jetës për shkak se ajo ishte e izoluar në karantinë në Australi.

“Ai nuk arriti të shihte gruan e tij Gabrielle Rogers, me të cilën ishte shumë i dashuruar sepse ajo kishte ngecur në një karantinë në Australi,”– tha agjentja.

Jack jetonte në një shtëpi-varkë.

Image

(Kosova Sot Online)