E quajti motër, ja kështu Stresi e uroi Morenën

  • 01 prill 2020 - 14:24
E quajti motër, ja kështu Stresi e uroi Morenën

Morena Taraku ka një ditë shumë speciale.

E për këtë datë, ajo ka pranuar shumë urime nga njerëz të ndryshëm, shkruan Syri Kosova.

Këngëtaren e uruan edhe disa kolegë të estradës, mes tyre edhe reperi Stresi, me të cilin ka raporte shumë të mira.

Stresi publikoi një video, të realizuar gjatë aksionit humanitar që kishin marrë me rastin e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

“Urime ditëlindjen braq. Kush ka moter, boten ka”, ishin fjalët e Stresit, që edhe njëherë tregon raportin e mirë mes tyre.

Morena prej kohësh po ndan jetën mes Turqisë dhe Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)