Sezoni i ri i “KUWK” xhirohet ndaras, shkak koronavirusi

  • 01 prill 2020 - 14:31
Sezoni i ri i “KUWK” xhirohet ndaras, shkak koronavirusi

Kim Kardashian ka njoftuar se sezoni i 18-të i “Keeping up with the Kardashians” është xhiruar ndaras.

Reality-shou “Keeping Up With The Kardashian” sjell disa ndryshime në sezonin e 18-të.

Për shkak të pandemisë, Kardashianët kanë vendosur që xhirimet t’i bëjnë ndaras, secila në shtvpinë e tyre.

Kjo ngase, të gjitha motrat Kardashian po qëndrojnë të izoluara në shtëpitë e tyre dhe po e praktikojnë distancën sociale.

Në një intervistë për “The Tonight Show”, Kim njoftoi se i gjithë sezoni i 18-të është xhuruar në shtëpi të ndara.

Madje, për dallim prej herave tjera, “KUWK” kësaj radhe është xhiruar me iPhone.

(Kosova Sot Online)