Leonardo DiCaprio nuk qëndron duarkryq, bën gjestin fisnik në luftën kundër Koronavirusit

  • 03 April 2020 - 15:39
Leonardo DiCaprio nuk qëndron duarkryq, bën gjestin fisnik në luftën kundër Koronavirusit

Leonardo DiCaprio ka vendosur të japë kontributin e tij përsa i përket situatë që ka krijuar Koronavirusi në SHBA.

Ai ka krijuar nismën e mbështetjes financiare për të varfrit të quajtur America`s Food. Aktori krijoi një fond me bashkëpunëtorët e fondacionit që udhëheq dhe deri tani ka mbledhur 12 milionë dollarë. Fondet do të përdoren për më të varfrit, për të moshuarit dhe për ata që kanë humbur punën.

(Kosova Sot Online)