“Desh u përplasëm me makinë” Si e njohu Rezarta Shkurta, nipin e Enver Hoxhës

  • 06 April 2020 - 15:32
“Desh u përplasëm me makinë” Si e njohu Rezarta Shkurta, nipin e Enver Hoxhës

Këngëtarja Rezarta Shkurta njihet nga të gjithë për këngët e saj dhe si një biznesmene e sukseshme, por edhe për lidhjen e saj me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se ka qenë një incident me makinë që e ka njohur me Ermalin, ndërsa faji ka qenë i tiji sigurisht.

Ajo tregon me shaka, se Ermali, duke qenë nga Gjirokastra, që mos të paguante dëmin, e mori për nuse.

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”, iu përgjigj Rezarta një pyetje në Instastory.

(Kosova Sot Online)