“Jam e dashuruar kokë e këmbë”- Kush ia ka rrëmbyer zemrën Fifit? Këngëtarja flet për martesën por …

  • 07 April 2020 - 10:32
“Jam e dashuruar kokë e këmbë”- Kush ia ka rrëmbyer zemrën Fifit? Këngëtarja flet për martesën por …

Fifi ka pranuar se zemra e saj është e thyer për shkak të një dashurie të pamundur.Por këngëtarja ka vendosur që të mos e zbulojë kurrë emrin e tij. 

Së fundi ajo pranoi se është e dashuruar me të kokë e këmbë, ndërsa nuk dha shumë detaje se përse kjo dashuri është e pamundur.

“Je e dashuruar?”- u pyet ajo nga banorët e një lagje gjatë një interviste me moderatorin Ardit Gjebrea për emisionin “E diela shqiptare”.

“Shumë. Jam shumë. Këtë pyetje nuk duhet të ma kishit bërë se më prishet grimi,”- iu përgjigj ajo.

Intervista:

Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?

Fifi: Me veten gjithsesi. Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë të cilin kam vendosur që të mos ia tregoj kurrë emrin në jetën time.

Ardit Gjebrea: Një ditë do ta marrim vesh apo jo?

Fifi: Nëse një ditë duhet të dalë, të dalë.

Ardit Gjebrea: Nëse do të ketë mend në kokë që të të meritojë

Fifi: Ai mend në kokë ka por …

Ardit Gjebrea: Dasmën do ta bësh në Prishtinë apo Tiranë?

Fifi: Duhet ta shikoj akoma nuk e kam vendosur. Do ta bëj si e do tradita shqiptare, një javë dasmë.

Ardit Gjebrea: Një ditë do vijmë të bëjmë dasmën këtu sepse këtu nisi.

Fifi: Këtu do të vijmë të bëjmë dasmën kur të më japë unazën, nëse me jep ndonjëherë.

(Kosova Sot Online)