Rita Ora me motrën bëjnë gjestin fisnik, aplikojnë si vullnetare për të ndihmuar njerëzit në nevojë

  • 07 April 2020 - 16:06
Rita Ora me motrën bëjnë gjestin fisnik, aplikojnë si vullnetare për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Rita dhe Elena Ora kanë vendosur që të japin ndihmën e tyre në luftën kundër Koronavirusit. Sipas revistës Hello ato janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Londër për t’u angazhuar si vullnetare, të cilat do të shpërndajnë pajisje mjekësore, do kontrollojnë të moshuarit dhe ato që nuk munden të dalin nga shtëpitë këto ditë. Kujtojmë se edhe mamaja e vajzave.

Vera Ora, mori përsipër rrëzikun për të punuar në frontin e parë. Ajo është me profesion psikiatre dhe ka vendosur të ndihmojë njerëzit që kanë probleme mendore, si dhe gratë shtatzëna.

(Kosova Sot Online)