E njohur si besimtare muslimane, Çiljeta mbulon me emoji kryqin që kishte tatuazh

  • 08 April 2020 - 16:01
E njohur si besimtare muslimane, Çiljeta mbulon me emoji kryqin që kishte tatuazh

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga vendosi të ndërrojë fenë e saj, duke u kthyer nga e krishterë në muslimane.

Këngëtarja nisi të falej në xhami, mbante Ramazan dhe në tetor të vitit që lamë pas fshiu edhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj.

Pikërisht fshirja e këtij tatuazhi hapi polemika të mëdha në rrjet.

Disa e mbështetën Çiljetën për këtë veprim, ndërsa të tjerë e panë si gjest të pavend duke i thënë se po bënte mëkat.

Mirëpo, pavarësisht se ka kaluar kohë, ky tatuazh duket se vazhdon ta shqetësojë po njësoj këngëtaren.

Ditën e sotme, ajo ka ndarë në InstaStory disa poza të vjetra dhe çuditërisht e ka mbuluar tatuazhin e saj në këmbë me emoji, si të ishte diçka e turpshme apo e sikletshme.

(Kosova Sot Online)