“Luiza 2 muaj”, Yllka Kuqi ndan me të gjithë foton më të ëmbël të vajzës së saj
Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë dy muaj më parë me një vajzë, të quajtur Luiza. Artistja ndau emocionet e këtij momenti mjaft special në jetën e saj me ndjekësit në ‘Instagram’, duke treguar se ishte shumë e lumtur së bashku me partnerin e saj.
Së fundmi Yllka ka ndarë një foto të të voglës së saj 2-muajshe, duke zbuluar se si duket ajo teksa rritet dita ditës.
Kujtojmë se momentalisht Kuqi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre.
(Kosova Sot Online)