Bujar Qamili i jep zemër Shkodrës, koncert në rrugët e qytetit
Shkodra është qyteti i dytë më i goditur në vend nga Koronavirusi, pas Tiranës.
Epiqendra e veriut të vendit numëron deri tani 52 të prekur dhe 2 viktima, çka ka shkatuar panik mes banorëve.
Por për të krijuar një atmosferë ndryshe ka menduar këngëtari Bujar Qamili.
Bilbili i këngës shkodrane ka zhvilluar ditën e sotme një koncert në rrugët qytetit, ku siç shihet në pamjet e mëposhtme nuk kanë munguar spektatorët nga banesat e tyre.
Koncerti i këngëtarit përkon edhe me festën e Pashkës.
"DHURATE PER SHKODREN" TV1 CHANNEL & BUJAR QAMILI (MJESHTER I MADH)
Publiée par TV1 Channel - Shkodër sur Samedi 11 avril 2020
(Kosova Sot Online)