Noizy jep datën e këngës së re, është bashkëpunim
Noizy po vjen me këngë të re.
Reperi Noizy ka pak ditë që publikoi albumin “Epoka”, i cili po pritet shumë mirë nga fansat e tij.
Me anë të një postimi në Instagram, reperi bëri të idtur që të premten publikohet kënga e tij e re me titull “Black Lamborghini”.
Ai njoftoi se kjo këngë vjen në bashkëpunim me dy artistë tjerë, por për momentin nuk zbuloi se për kë bëhet fjalë.
“Të premten Kenge e re, #BlackLamborghini 100.000 komente & Publikojme 2 Emrat qe jan Feat në kenge.. #OTR“, ka shkruar ai.
Për ndryshe, Noizy gjatë kësaj kohe po qëndron i mbyllur në shtëpi, për shkak të pandemisë.
(Kosova Sot Online)