Disa anglez “tërbohen me Ritën” shkaku i vetizolimit të saj

  • 15 April 2020 - 19:33
Disa anglez “tërbohen me Ritën” shkaku i vetizolimit të saj

Rita Ora “ka bërë që disa banorë lokal të ‘tërbohen’ pasi që ajo është vetizoluar në një fermë me qira shkaku i pandemisë COVID-19, 200 kilometra larg shtëpisë së saj në  Londër

Këngëtarja kosovare (29) thuhet se po qëndron në këtë pronë me pesë njerëz të tjerë ku ata janë duke punuar në një album të ri të saj.

Por, një grup i banorëve lokal thuhet se janë duke protestuar pasi që ajo është zhveshur afër rrugëkalimeve publike të fshatit derisa kanë parë edhe dronë që janë përdorur për t’i ndjekur ata.

Madje thuhet se një fermer e ka fyer Ritën derisa kjo po bënte fotografi dhe grupi i saj kishte hyrë në tokën e saj private.

“Ajo e ka marrë shumë afër zemrës vetizolimin nga koronavirusi dhe ka mbetur e vetizoluar pasi që nuk dëshiron që të udhëtoj në shtëpi në këtë situatë”, ka thënë një burim i afër me yllin.

Ylli kosovar arriti në këtë shtëpi vilë afër një ferme më 21 mars para se kryeministri Boris Johnson të merrte vendim për vetizolim të britanikëve për shkak të krizës së koronavirusit.

Rita kështu i bashkohet një liste te të famshmëve që janë në presion të banorëve lokal e që janë izoluar në këto vende për shkak të pandemisë globale Covid-19. 

(Kosova Sot Online)