Nga karantina e Getoar Selimit, reperi zbulon me një foto si duket me flokët më të gjatë

  • 16 April 2020 - 20:56
Nga karantina e Getoar Selimit, reperi zbulon me një foto si duket me flokët më të gjatë

Koha e gjatë në vetizolim dhe mungesa e stilistëve të flokëve i ka bërë të gjithë njerëzit të gjejnë një sërë mënyrash për t’u rregulluar.

I fundit që ka treguar se çfarë ka ndodhur me flokët e tij, ka qenë reperi i njohur, Getoar Selimi. Ai ka publikuar një foto nga ambientet e shtëpisë së tij i veshur me një kostum sportiv dhe krah saj ka shkruar: “Kung Fu”. Detaji që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve janë flokët e reperit, të cilët janë zgjatur mjaftueshëm.

Nuk dihet se si do ia bëjë Getoari me to në ditët në vijim, por nuk do të ishte aspak çudi që ai t’i qethte zero apo t’i kapte ato.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kung fu

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

(Kosova Sot Online)