Luajti në rreth 40 filma, ndahet nga jeta aktori i famshëm

  • 17 April 2020 - 20:16
Luajti në rreth 40 filma, ndahet nga jeta aktori i famshëm

Aktori amerikan Brian Dennehy, i cili ka luajtur në rreth 40 filma, është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Raportohet se ai vdiq nga shkaqe natyrale në Connecticut.

“Ishte një baba dhe gjyq i përkushtuar, do na mungojë,”-shkroi vajza e tij Elizabeth Dennehy në një deklaratë në Twitter.

Për punën e tij, Dennehy është vlerësuar me një Glob të Artë dhe gjashtë nominime Emmy. Gjithashtu fitoi dy çmime Tony për rolet në “Death of a Salesman” në vitin 1999 dhe “Long Day’s Journey Into Night” në 2003.

Ai luajti në shumë filma si “Tommy Boy”, “First Blood” dhe “Cocoon”. Ndërsa vlerësim më të madh mori kur luajti në filmin “Death of a Salesman” në Broadway. 

Image

(Kosova Sot Online)