“Nuk e ofrojmë veten si …”- Meghan Markle dhe Princ Harry marrin vendimin drastik për mediat britanike: Kjo mënyrë e të bërit biznes ka kosto njerëzore

  • 20 prill 2020 - 15:34

Princ Harry dhe Meghan Markle komunikuan vendimin e tyre nëpërmjet një letre drejtuar The Sun, Mail dhe Express. Ata thanë se morën vendimin për shkak se këto media britanike kanë publikuar artikuj me përmbajtje të rreme dhe të shtrembëruar.

“Nuk ofrojmë veten si një monedhë për një ekonomi që mbahet me klikime,”– thanë Harry dhe Meghan, të cilët kanë hequr dorë nga familja mbretërore.

Ata u zhvendosën për të jetuar në Kaliforni pasi morën këtë vendim.

“Ekziston një kosto e vërtetë njerëzore për këtë mënyrë të të bërit biznes dhe ajo prek çdo cep të shoqërisë,” thuhet në letër.

BBC raporton se letra iu është dërguar redaktorëve të The Sun, Daily Mail, Daily Mirror dhe Daily Express.

Politika e re do të zbatohet për të katër gazetat.

Kjo do të thotë se ekipi i PR i çiftit nuk do t’i përgjigjet telefonatave të gazetave për të konfirmuar nëse lajmet janë të vërteta apo jo.

(Kosova Sot Online)