Arta e uron Don Arbasin - Zoti i Madhëruar të bekoftë sot në ditën tënde të shkëlqyeshme

  • 22 April 2020 - 14:28
Arta e uron Don Arbasin - Zoti i Madhëruar të bekoftë sot në ditën tënde të shkëlqyeshme

Sot për producentin e njohur shqiptar është ditë e veçantë, kjo pasi pikërisht sot Don Arbas feston ditëlindjen, shkruan gazeta 'Kosova Sot Online'.

E për këtë ditëlindje motra e tij, këngëtarja e njohur Arta Bajrami e ka uruar me fjalët më të mira, duke e quajtur vetën me fat që ka një vëlla të tillë...

Zoti i Madhëruar të bekoftë sot në ditën tënde të shkëlqyeshme dhe çdo ditë të jetës tënde të çmuar. Faleminderit që je një vëlla i mrekullueshëm për mua gjatë gjithë jetës sime @iamdonarbas Urime ditëlindjen , Të don motra shumë.
Ps. këtu në prapavi jam un në studion e tij wallpaper e ka foton time , qe qka bon vllau per motër e jo veq anasjelltas , kjo dmth shum për mua andaj e zgjedha pikërisht kët foto për ta uruar ditëlindjen , ka shkruar këngëtarja.

(Kosova Sot Online)