Kejsi i pyet të gjithë për suksesin e Stresit: Sa vite u bënë?

  • 24 April 2020 - 09:45
Kejsi i pyet të gjithë për suksesin e Stresit: Sa vite u bënë?

Marrëdhënia e Stresit me Kejsin ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve e ndjekësve. Dyshja ka pranuar disa herë se janë ndarë apo ribashkuar duke i surprizuar jo pak fansat e tyre.

Prej disa kohësh Kejsi është zhvendosur në Kanada, megjithatë ka qenë Stresi ai i cili ka treguar se ka nisur të flasë si më parë me të.
Së fundmi Kejsi ka ndarë projektin më të fundit muzikor të reperit në ‘Instastory’, duke i treguar mbështetjen e saj publikisht.
“Sa vite sukses u bënë tani? Më shumë se një dekadë”, ka shkruar Kejsi krah videos së Stresit.
Siç duket dyshja po i kthehet normalitetit dhe shumë shpejt nuk do të ishte habi të pranonin se janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Image

(Kosova Sot Online)