Si rrallëherë, Kejvina ndan këtë foto me mamanë e saj dhe i dedikon fjalët më të ndjera për ditëlindje

  • 25 April 2020 - 10:26
Si rrallëherë, Kejvina ndan këtë foto me mamanë e saj dhe i dedikon fjalët më të ndjera për ditëlindje

Me një kujtim nga fëmijëria, Kejvina Kthella ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen njeriut më të dashur të saj, mamasë.

Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet shumë e vogël në moshë në krahët e të ëmës, e veshur me të bardha.

“Jam kaq me fat që kam një mama kaq fenomenale. Ti je e dashur, e mendueshme dhe kurajoze. Jam kaq me fat që kam një njeri gjeni në jetën time. Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Më mungon shumë familja ime”, ka shkruar Kthella në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Kejvina ka ndarë rrallëherë momente me familjarët e saj, apo njerëzit më të dashur, duke i mbajtur ata larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

(Kosova Sot Online)