Mes shumë urimesh, Dua dhe Anwar i bëjnë këtë dhuratë Gigi-t për ditëlindje

  • 25 April 2020 - 10:29
Mes shumë urimesh, Dua dhe Anwar i bëjnë këtë dhuratë Gigi-t për ditëlindje

Modelja e njohur, Gigi Hadid festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 25-të.
Ndonëse këtë vit, Gigi nuk mundi të organizojë një festë të madhe, miqtë dhe të gjithë njerëzit e dashur të saj u kujdesën t’i dedikonin urimet më të ndjera.

Në këtë ditë të veçantë, nuk mungoi as urimi i Dua Lipës, e cila është prej disa muajsh në një lidhje dashurie me vëllain e Hadid, Anwar.

Përveç postimeve në ‘Instastory’, Dua dhe Anwar u kujdesën t’i dërgonin Gigi-t dhe një buqetë me lule.
“Faleminderit engjuj, ju dua. Do doja shumë të mund të ishit këtu”, ka shkruar Hadid krah postimit në rrjetet sociale, duke treguar për të gjithë lidhjen e ngushtë që ka me çiftin.

Image

(Kosova Sot Online)