Kylie Jenner uron Travis Scott për ditëlindje, por të gjithëve na mbetën sytë tek unaza e diamantit në gishtin e fejesës

  • 30 April 2020 - 11:07
Kylie Jenner uron Travis Scott për ditëlindje, por të gjithëve na mbetën sytë tek unaza e diamantit në gishtin e fejesës

Travis Scott feston sot 28 vjetorin e lindjes dhe nëse po pyesni a e ka uruar Kylie Jenner përgjigjia është një “PO” e madhe.

Nëpërmjet një InstaStory, Kylie Jenner e ka uruar duke hedhur një foto ku shfaqen të dy.

“Gëzuar ditëlindjen. Prindërit e Stormit”, ka shkruar ylli i reality show, e cila e ka etiketuar edhe reperin e njohur.

Sipas “Mirror”, çifti jo vetëm që është kthyer me njëri-tjetrin, por e kanë kaluar marrëdhënien e tyre në një stad më serioz.

Mendohet që Kylie Jenner është fejuar me Travis dhe çdo dyshim ka lindur nga unaza e diamantit që ajo mbante në dorën e majtë.

Teksa Kylie po mundohej të tregonte ngjyrën e re të thonjëve, ne nuk mundëm dot të hiqnim shikimin nga unaza.

Pra, çifti paska reflektuar në karantinë dhe kanë kuptuar që nuk mund të rrinë dot larg njëri-tjetrit. Madje ata paskan vendosur që të hedhin një hap më serioz në marrëdhënien e tyre, siç është fejesa. Epo urime!

Kylie dhe Travis vendosën të bënin një pauzë në marrëdhënien e tyre në vjeshtë, por me sa duket koha e pushimit mbaroi dhe ata janë rikthyer pas një ndarjeje gati 6-mujore. Stormi nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

this pic makes me happy

A post shared by Kylie ë (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)