Me këtë kolazh këngësh të 10 viteve më parë, Aurela Gaçe i bën të gjithë të ngrihen dhe të kërcejnë

  • 30 April 2020 - 17:59
Me këtë kolazh këngësh të 10 viteve më parë, Aurela Gaçe i bën të gjithë të ngrihen dhe të kërcejnë

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj nga Vlora duke pohuar se ka një dashuri shumë të madhe për vendin e saj.

Së fundmi ajo është kthyer pas në kohë me një video të 10 viteve më parë duke performuar në skenë dhe ka zbuluar emocionet që ka ndjerë teksa këndonte.

“#Vlora? Seç ndjej kur i këndoj këto këngë. Perveçse u rrita me këto tinguj, kam edhe një arsye tjetër, një detyrë shpirtërore e morale ndaj atij qe i shkroi. Këto këngë kanë autor njeriun që më nxorri në skenë qysh fëmijë, e më ka mësuar për vite me rradhë. Reshat Osmani #?? #kengeteshekullit viti #2010”, ka shkruar Gaçe krah videos ku shfaqet me një ‘look’ mjaft modern me flokët ngjyrë të kuqe dhe fustanin e zi.

Fansat e Aurelës kanë komentuar menjëherë në postim duke treguar se i kanë munguar këto ritme dhe zëri shumë i dashur i artistes.

 

(Kosova Sot Online)