Flori Mumajesi prezanton për herë të parë motrën: Gëzuar ditëlindjen shpirt...

  • 01 May 2020 - 10:51
Flori Mumajesi prezanton për herë të parë motrën: Gëzuar ditëlindjen shpirt...

Dita e djeshma ishte një ditë e veçantë për Flori Mumajesin pasi motra e tij feston ditëlindjen!

Shumëkush nga ju do të habitej madje që Flori paska një motër, pasi kantautori tregohet mjaft i rezervuar kur është fjala për jetën e tij private dhe njerëzit e dashur.

E megjithatë me rastin e 21-vjetorit të Elonës ai nuk ka mundur të rezistojë pa një urim publik për ditëlindjen e “shpirtit” të tij.

“21 vite që nuk janë pak..ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-jetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”!, shkruan Flori në publikimin e tij ku shfaqen disa foto me motrën e vogël që i ka qëndruar gjithnjë pranë.

(Kosova Sot Online)