“Njeriu duhet të më dojë për këtë që jam!” Ronela Hajati ka një mesazh për ata që i thonë “dobësohu”

  • 01 May 2020 - 12:15
“Njeriu duhet të më dojë për këtë që jam!” Ronela Hajati ka një mesazh për ata që i thonë “dobësohu”

Ronela Hajati ka treguar në një video live se nëse do të dobësohet, do ta bëjë, pavarësisht nëse ia kërkon apo jo dikush këtë gjë.

Këngëtarja shqiptare u shpreh se i vijnë mesazhe plot për t’u dobësuar, por kjo gjë nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Ronela shprehet se “njeriu duhet të më dojë për këtë që jam” dhe kështu u drejtohet të gjithë atyre që mendojnë se ajo duhet të rrëzojë disa kilogramë.

Këngëtarja tha se kur të mbarojë karantina do ta djegë fare dhe do ta marrin vesh të gjithë.

“Natën e parë që do mbyllet kjo karantinë do t’i hedh muret e club-it. Nuk do këndoj, vetëm do bërtas. Nuk kam pirë as edhe një gotë verë, alkooli zero me xhufkë”.

Një gjë pozitive që i ka ndodhur Ronelës gjatë izolimit është se ka fituar shumë fansa.

“Shumë njerëz janë kthyer, shumë njerëz janë transformuar në Ronelators, kam fitar shumë fansa gjatë karantinës. Jam shumë e lumtur për këtë”, u shpreh këngëtarja në një video live.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Take me back to summer” se vdiqem ! ë

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

(Kosova Sot Online)