‘Po më vini në siklet’, Dua Lipa flet për shtatzëninë e kunatës

  • 01 May 2020 - 17:50
 ‘Po më vini në siklet’, Dua Lipa flet për shtatzëninë e kunatës

Dua Lipa ka treguar emocionet e mëdha për lajmin se kunata e saj Gigi Hadid është në pritje të ëmbël.

Këngëtarja, 24 vjeçare, e cila është e lidhur me vëllain e Gigit, Anëar, 20 vjeç, foli për lajmin e bukur, pasi modelja konfirmoi se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Ndërsa po jepte një intervitë në stacionin radiofonik të Zelandës së Re, The Edge, Dua u pyet: “Teknikisht, do të jesh teze?”

“Po”, konfirmoi Dua. Është një lajm shumë i bukur. Jemi shumë, shumë të emocionuar”.

Pasi u pyet me ngulm për shtatzëninë, Dua qeshi dhe me siklet pranoi se e dinte për pritjen e ëmbël, pak para se të konfirmohej të mërkurën:

“Ju djema po më vendosni në siklet”!

Dua ka një marrëdhënie të mirë me motrat e Anëar, dhe kjo duket vazhdimisht në postimet e tyre.

Këngëtarja shqiptare e uroi edhe për 25-vjetorin Gigi-n dhe gëzon mbështetjen dhe dashurinë e familjes Hadid.

(Kosova Sot Online)