Të karantinuar në jug me njëri-tjetrin? Jonida Maliqi tregon si qëndron e vërteta në lidhje me Romeon

  • 02 May 2020 - 18:23
Të karantinuar në jug me njëri-tjetrin? Jonida Maliqi tregon si qëndron e vërteta në lidhje me Romeon

Prej disa ditësh u përfol se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj u “arratisën” drejt jugut për t’u karantinuar bashkë. Kanë qenë postimet e tyre në rrjete sociale që kanë lënë të mendohej se ata vazhdojnë të jenë ende bashkë.

Por Jonida Maliqi në një intervistë për “Pop Culture” i ka mohuar këto zëra duke pretenduar se ka qenë thjesht rastësi që ata të dy ndodheshin në jug.

“Ka qenë koiçidencë. Ndoshta po i bënim karshillëk njëri-tjetrit”, është shprehur Jonida Maliqi duke qeshur.

Por më pas ajo ka shtuar që “Kam diçka të rëndësishme andej, kaq mund t’ju them. Ju mjafton?”, ku ndoshta i referohej Romeos, por këtë nuk dimë ta themi me siguri.

Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse është e lidhur me Romeon, Jonida i është përgjigjur: “Merre Romeon pyete. Unë ta thash që nuk flas.”

Blogerja e njohur ka sqaruar edhe faktin që njerëzit e kanë sulmuar që ka ikur në jug në këto ditë pandemie.

“Disa individë më masakruan. Nuk e kuptoj arsyen përse. Kam qenë në jug për arsye personale. Kam qenë e karantinuar atje me njerëzit e mi të afërt. Gjithçka ka funksionuar shumë mirë. Kam qenë brenda rregullave. Kam marrë leje pëe ta kaluar kufirin e Tiranës”, ka shpjeguar Jonida.

Joinda Maliqi ka folur edhe në lidhje nëse beson sërish tek martesa dhe a do i drejtohej sërish.

“Nëse do më pyesje para disa kohësh  do të thoja, jo nuk besoj por unë  besoj tek dashuria dhe kur dy njerëz duhen e duan të ndajnë jetën bashkë , të krijojnë familje, duan të jenë pjesë e njëri tjetrit dhe të pleqërojnë të dy. Patjetër që besoj dhe do mundohem që ta gjej këtë gjë”, ka treguar ajo.

(Kosova Sot Online)