Edhe pse në karantinë, Tuna dhe Patris organizojnë festën ideale për 3-vjetorin e djalit të tyre

  • 02 May 2020 - 21:45
Edhe pse në karantinë, Tuna dhe Patris organizojnë festën ideale për 3-vjetorin e djalit të tyre

Ndonëse të vetizoluar, Tuna dhe Patris nuk kanë hezituar të organizojnë festën e ditëlindjes për 3-vjetorin e djalit të tyre Tian.

Në ndryshim nga vitet e kaluara dhe festat në natyrë, festa e këtij viti është organizuar në një ambient të mbyllur e me siguri mes pak të ftuarish.
Megjithatë Tuna dhe Patrisi janë kujdesur që ambienti të jetë i zbukuruar me tollumbace shumëngjyrëshe dhe ëmbëlsirat e ditëlindjes.
Në pamjet e publikuara Tian shafqet shumë i qeshur teksa pozon me dy prindërit e tij.
Me siguri edhe këtë vit çifti do kujdeset t’i krijojë Tianit kujtimet më të bukura në 3-vjetorin e tij.
Kujtojmë se në intervista të mëparshme, Tuna ka pohuar se Tian i ngjason shumë këngëtares dhe se zotëron disa gjuhë të huaja, njëjtë si ajo.

(Kosova Sot Online)