Fjolla e përkrah idenë e Labit për mosanulimin e dasmave

  • 04 May 2020 - 17:18
Fjolla e përkrah idenë e Labit për mosanulimin e dasmave

Leonora e kundërshtoi, Fjolla po i del në krah.

Pas marrjes së vendimit nga ministri Vitia, që si pasojë e parandalimit të përhapjes së Covid-19 të anulohen dasmat dhe ahengjet ka pasur reagime të shumta.

Më i zhurmshmi ka qenë Labi i cili ka kërkuar protestë. Ka pasur të atillë që e kanë kritikuar por edhe e kanë mbështetur.

Nëpërmjet një Instastory, Fjolla Morina i doli në mbrojtje Labit.

“Qetësohu Artist mos u merr me lloj lloj injorantesh pylli ka derra kudo përmbaju të lutem je artist me zemër të madhe”, ka shkruar ajo

Më pas Labi e ka shpërndarë reagimin e Fjollës.

(Kosova Sot Online)