“Si fluturon koha”, Almeda Abazi i dedikon këto fjalë të birit në 1-vjetorin e tij

  • 05 May 2020 - 12:24
“Si fluturon koha”, Almeda Abazi i dedikon këto fjalë të birit në 1-vjetorin e tij

Ditën e sotme Almeda Abazi feston së bashku me partnerin e saj, Tolgahan Sayisman 1-vjetorin e djalit të tyre, Efehan. Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të shkruajë për të birin fjalët më të ndjera dhe të bukura me një kujtim të tij kur ishte vetëm 1-muajsh.

“1-muajsh në këtë foto dhe 1-vjeç sot. Si fluturon koha. Zemra ime është 1-vjeç sot. Efehan, më lër të të dua pak më shumë para se mos të jesh më dhe aq i vogël”, ka shkruar Abazi krah fotos ku shihet me Efehan në krahët e saj.

Nuk dihet nëse Almeda dhe Tolgahan do të organizojnë një festë sot për më të shtrenjtin e tyre, por me siguri dyshja do të kujdeset të krijojë kujtimet më të bukura për Efehan.

(Kosova Sot Online)