“Dashuria e jetës sime”- Kobe Bryant parashikoi vdekjen? Vannesa zbulon letrën që legjenda e basketbollit i shkroi për ditëlindje: Kishte vizatuar një ëngjëll

  • 06 May 2020 - 14:28
“Dashuria e jetës sime”- Kobe Bryant parashikoi vdekjen? Vannesa zbulon letrën që legjenda e basketbollit i shkroi për ditëlindje: Kishte vizatuar një ëngjëll

Vanessa Bryant festoi të martën ditëlindjen dhe në një postim në Instagram zbuloi se Kobe Bryant i kishte lënë një letër, të cilën e gjeti të hënën.

Vanessa zgjodhi që letrën të mos e lexonte deri në ditën e lindjes së saj.

“Dje gjeta një zarf ku shkruhej ‘Dashuria e jetës sime’,”– shkroi ajo.

Ndërsa shtoi: “Prita ta hap letrën për ditëlindjen time. Ironia është se Kobe kishte marrë një foton time dhe kishte vizatuar një ëngjëll që më mbante në krahë. Më mungon dashuria e jetës sime dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë tre vajzave të mia sot. Do të doja të ishim të gjithë bashkë.”

Vanessa ka publikuar shpesh foto me vajzën e saj Gianna dhe legjendën e basketbollit, Kobe që pas vdekjes së tyre në aksidentin tragjik me helikopter.

Të premten, Gianna do të festonte 14 vjetorin e lindjes dhe Vanessa e kujtoi me anë të një postimi në Instagram.

Baba e bijë humbën jetën më 26 janar, së bashku me 7 persona të tjerë, në një aksident me helikopter që u rrëzua në Calabasas, Kaliforni.

(Kosova Sot Online)