Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk do të ndalen me kaq! Zbulohen planet për një super familje të madhe

  • 07 May 2020 - 11:25
Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk do të ndalen me kaq! Zbulohen planet për një super familje të madhe

Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë planifikuar të kenë një familje të madhe me disa fëmijë.

Modelja, 25 vjeç dhe këngëtari, 27, zbuluan se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku muajin e kaluar, dhe People pretendon se dyshja tashmë po mendon të zgjerojë më tej familjen.

Një burim pranë medias tha se çifti i lumtur “planifikonte të kishte një familje të madhe” dhe shtoi: “Ata kanë kaluar ulje-ngritjet e tyre, por nuk ndaluan së dashuri njëri-tjetrin”.

Gigi është e re, por gjithmonë thoshte se dëshiron disa fëmijë. Ajo është e ndjeshme dhe e dashur dhe do të jetë një nënë e shkëlqyer.

People gjithashtu raportoi se duke qenë se Gigi dhe Zayn vijnë nga familje të mëdha, ata shpresojnë të kenë një familje të madhe të tyren.

Gjithashtu u pohua se dyshja janë duke shijuar kalimin e kohës në karantinë së bashku, pasi pandemia po u lejon atyre të përjetojnë vërtet shtatzëninë dita ditës.

Gigi është në pritje të një vajze dhe gjininë e bebushit e zbuloi në ditën e saj të lindjes, për 25 vjetor.

 

(Kosova Sot Online)