Lë pas artistë të njohur, Loredana shënon super suksesin me këngën e fundit dedikuar Mozzik

  • 09 May 2020 - 11:11
Lë pas artistë të njohur, Loredana shënon super suksesin me këngën e fundit dedikuar Mozzik

Para pak ditësh Loredana lançoi këngën e saj të fundit në bashkëpunim me Capital Bra që titullohet “Nicht verdient”.

Mesa duket ky produksion muzikor është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, por jo vetëm.

“Nicht verdient” është shndërruar në hit në Gjermani dhe kryeson në vendin e parë në listat muzikore duke lënë pas artistë të njohur nga shteti në fjalë .

Ka qenë vetë Loredana që e ka bërë me dije këtë sukses nëpërmjet një InstaStory.

Reperja e njohur u shpreh shumë e lumtur për suksesin dhe ka falënderuar publikun për mbështetjen që i kanë dhënë.

Teksti i saj flet për një dashuri që ka përfunduar dhe mendohet se kjo këngë është dedikim për ish-partnerin e saj Mozzik.

Ndërkohë ky i fundit ka lançuar ditën e sotme këngën e tij më të re “Lass Mal”. Në një pjesë të këngës, reperi thotë hapur se ai nuk ka më nevojë për të (për Loredanën) dhe se ajo nuk ishte asnjëherë aty për Mozzik-un.

Mësohet se Loredana nuk po bën pushim në këtë periudhë pandemie, por i është futur punës në studion muzikore për projektin e radhës.

(Kosova Sot Online)