Arbana Osmani në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebes

  • 12 May 2020 - 15:41
Arbana Osmani në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebes

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, zbuloi pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël. Sipas burimeve të “Story”, ajo dhe partneri i saj, regjisori i ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj, janë në pritje të një djali. Sipas tyre kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar këtë lajm.

Deri më tani, Arbanës nuk i duket ende barku dhe së fundmi ajo është rikthyer në punë për të vazhduar regjistrimin e puntatave të tjera të programit të saj, i cili u shkëput nga ekrani për disa javë për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.
Ndërsa të dielën, i ftuar në ‘E diella Proçes’, Eduarti u shpreh se nëse fëmija do të ishte vajzë do donte të ishte regjisore dhe nëse do të ishte djalë të bëhej futbollist.

Me siguri dyshja është duke përjetuar periudhën më të bukur të jetës së tyre pas lajmit të shtatzënisë së moderatores.

(Kosova Sot Online)