Kjo video e vajzës së Kylie Jenner bëhet virale

  • 13 May 2020 - 13:29
Kjo video e vajzës së Kylie Jenner bëhet virale

Videoja e fundit e Kylie Jenner nuk duhet humbur kurrsesi.

Kylie Jenner së fundi ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shfaq Stormin duke ia mësuar ‘durimin’.

Ylli televiziv kishte vendosur telefonin në një kënd, teksa vendos një pjatë me çokollata pranë vajzës Stormi.

Atë e sugjeron të mos e marrë asnjë derisa të kthehet dhe vogëlushja ashtu vepron, me gjithë dëshirën për të shijuar çokollatat nuk e merr asnjë.

Momenti që ua mori zemrën të gjithëve ishte kur Stormi teksa tentonte ta frenonte veten për të mos e ‘thyer’ premtimin, fillon të këndojë “Patience, patience”, që nënkupton durimin.

Videoja është bërë virale, për një ditë afro 50 milionë persona e kanë shikuar dhe është shpërndarë kudo.

 

(Kosova Sot Online)