Historia e familjes moderne mbretërore: Së shpejti del biografia e jetës së Meghan Markle dhe Harry-t

  • 14 May 2020 - 18:21
Historia e familjes moderne mbretërore: Së shpejti del biografia e jetës së Meghan Markle dhe Harry-t

Jeta e dukës dhe dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle, ka qenë kryefjala e mediave për muaj me radhë.

Që prej martesës së dyshes dhe deri në largimin e çiftit nga familja mbretërore, ata kanë qenë material për mediat dhe temë bisede në çdo vend të botës.

Shpeshherë, çifti është portretizuar në mënyrë të pasaktë mirëpo reporteri mbretëror, Omid Scobie, do të japë për publikun verisonin e vërtetë të Meghan Markle dhe Harry-t.

Ai do të publikojë një libër-biografi që do të dalë më 11 gusht të këtij viti.

“Qëllimi i këtij libri është të portretizojë Harry dhe Meghan e vërtetë; një çift që vazhdon të frymëzojë shumë anembanë botës përmes punës së tyre humanitare dhe bamirëse, por që shpesh janë portretizuar në mënyrë të pasaktë. Misioni ynë u motivua nga dëshira për të treguar një version të saktë të udhëtimit të tyre dhe më në fund të paraqisnin të vërtetën e tregimeve të pasakta që janë bërë ungjill, thjesht për shkak të sasisë së kohërave që ato janë përsëritur. Në sajë të burimeve tona ne mendojmë se kemi arritur të ndajmë historinë përfundimtare të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, siç ata janë në të vërtetë.”- u shpreh reporteri.

“Të gjesh lirinë; Meghan dhe Harry dhe historia e një familje moderne mbretërore” do të titullohet libri-biografi që do t’i mundësojë të gjithëve të njohin vërtetë çiftin që bëri kaq shumë bujë në media këto kohë.

(Kosova sot Online)