Çfarë mund ta bënte më shumë krenare se kaq Jennifer Lopez për vajzën e saj?

  • 15 May 2020 - 15:06
Çfarë mund ta bënte më shumë krenare se kaq Jennifer Lopez për vajzën e saj?

Ndonëse është ende shumë e vogël, vajza 12-vjeçare e këngëtares së njohur, Jennifer Lopez, Emme Muniz është gati të publikojë librin e saj të parë për fëmijë këtë vjeshtë. Libri do të titullohet “Zot më ndihmo mua” dhe është frymëzuar nga dashuria e Muniz dhe mënyrën si ajo e përdor lutjen si një formë ngushëllimi në jetën e saj të përditshme.

Jennifer Lopez nuk ka mundur të qëndrojë pa shkruar për këtë moment, duke theksuar në një postim në ‘Instagram’ se ndihet mjaft krenare për vajzën e saj e cila do të ndajë lutjet e saj në të përditshme në librin e parë.

(Kosova Sot Online)