Kundër homofobisë, Ricky Martin publikon videon duke u puthur në buzë me bashkëshortin e tij

  • 18 May 2020 - 12:56
Kundër homofobisë, Ricky Martin publikon videon duke u puthur në buzë me bashkëshortin e tij

Këngëtari dhe aktori i njohur Ricky Martin prej disa kohësh është i martuar me artistin suedez me origjinë siriane Jean Yosef.

Ata janë karantinuar bashkë dhe po e shijojnë shumë kohën me njërit-tjetrin së bashku me 4 fëmijët e tyre, binjakët (Valentino dhe Matteo) që këngëtari i ka nga një nënë surrogato, kur ishte beqar dhe dy të tjerët Renn Martin-Yosef dhe Lucia, të lindur pas lidhjes me Yosef.

Së fundmi Ricky Martin ka shpërndarë një video në Instagram ku shfaqet duke u puthur në buzë me Yosef.

Kjo video vjen si pjesë e klipit të këngës Residente, e titulluar “Antes Que el Mundo Se Acabe”, ku shfaqen disa çifte, përfshirë këtu shumë të famshëm duke u puthur dhe përqafuar.

Në video do mund të shihni Ricky Martin dhe partnerin e tij, Jëan Yosef, Lionel Messi-n dhe bashkëshorten Antonela si dhe Ben Affleck-un dhe të dashurën Ana De Armas.

Ky klip ka ardhur kundër paragjykimeve dhe homofobisë.

“Jemi këtu për të përfaqësuar Sirinë dhe Porto Ricon! Vëlla, faleminderit që u bërë pjesë e këtij mesazhi”, ka shkruar Ricky Martin.

Puthja e tyre ka marrë më shumë rëndësi sepse në këtë vit festohet një përvjetor shumë i rëndësishëm për botën e LGBT.

Kanë kaluar plot 30 vjet që kur në 17 maj 1990 homoseksualiteti u hoq përfundimisht nga lista e sëmundjeve mendore në klasifikimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)