Kujt ia merrte mendja? Gigi Hadid ka qenë në pritje të ëmbël teksa ka ecur në këto pasarela

  • 21 May 2020 - 10:28
Kujt ia merrte mendja? Gigi Hadid ka qenë në pritje të ëmbël teksa ka ecur në këto pasarela

Lajmi i shtatzënisë së modeles së njohur, Gigi Hadid i surprizoi të gjithë ndjekësit. Menjëherë pas këtij momenti, mamaja e modeles e rikonfirmoi lajmin teksa nuk munguan urimet e shumta nga fansat e Zayn dhe Gigi-t.

Së fundmi gjatë një videoje ‘live’ në ‘Instagram’, Hadid ka zbuluar se ka qenë shtatzënë teksa ka sfiluar në Paris, Milano apo New York në muajin e modës në shkurt.

Kur lajmi i shtatzënisë u bë i ditur në javët e para të muajit prill, mediat ‘online’ treguan se modelja ishte 20-javëshe, megjithatë mamaja e saj, Yolanda Hadid tregoi se fëmija i Gigi-t do të vijë në jetë në muajin shtator.

(Kosova Sot Online)