Ova e filmit që përloti botën pret përgjigje nga Ylli Limani

  • 22 maj 2020 - 22:48
 Ova e filmit që përloti botën pret përgjigje nga Ylli Limani

Po çfarë po pret Ylli Limani që ende nuk i ka thyer përgjigje vajzës që me interpretimin e saj përloti të gjithë botën?

Të gjithë ju që e keni parë filmin e famshëm turk, një prej më të ndjekurve edhe gjatë javëve të karantinës, e keni simpatizuar, pa dyshim, aktoren e vogël me rolin e Ovas. 9-vjeçarja Nisa Sofiya Aksongur ka dhënë së fundi një intervistë për “Intervista.al”, në të cilën ka ndarë me lexuesit shqiptarë emocionet që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe izolimi. E mërzitur që pandemia e ka lënë pa shkollë, por shumë e lumtur që të gjithë kanë parë filmin e saj, Ova rrëfen se për realizimin ka qenë më e vështirë përzgjedhja sesa aktrimi. Siç thotë ajo në intervistë, “zgjedhja mes mijëra fëmijëve është më e vështirë sesa të luash në film.”

Ova ka mësuar se edhe nga Shqipëria është ndjekur me shumë kureshtje dhe është simpatizuar nga i gjithë publiku shqiptar. E pyetur për Shqipërinë, Nisa tregon se do të donte shumë ta vizitonte, madje, nëse do t’i jepej mundësia, edhe do të lunate për një film në Shqipëri.

Me një pjesë të mirë të personazheve të njohur shqiptarë, 9-vjeçarja turke ka krijuar edhe kontakte: “Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë”, – thotë Nisa duke vijuar se i ka bërë shumë përshtypje këngëtari i njohur Ylli Limani: “Më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai”.

Në fakt, këngën e Ylli Limanit dhe Tunës “A don hala”, Ova e ka ndarë edhe në rrjetin e saj në Instagram. Tuna, pasi ka parë postimin e vogëlushes, ka reaguar menjëherë jo vetëm për t’i shprehur asaj ndjesitë që i ka lënë filmi: “Hey, Ova. Më ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi, me shumë qejf do ta kisha këndu krejt albumin”, – shkruan këngëtarja shqiptare.

Megjithatë, Ova është në pritje të Ylli Limanit, të cilin tashmë e kanë lajmëruar të gjithë fansat duke ia etiketuar emrin në rrjetin social.

(Kosova Sot Online)