Pas kaq muajsh larg njëri-tjetrit, Mozzik bashkohet me Hanën

  • 23 May 2020 - 11:28
Pas kaq muajsh larg njëri-tjetrit, Mozzik bashkohet me Hanën

Prej disa muajsh, Mozzzik nuk kishte mundur ta takonte vajzën e tij, Hana për shkak të periudhës së izolimit. Megjithatë me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ reperi ka treguar se ka mundur të udhëtojë dhe të takojë të voglën e tij. Ai ka ndarë disa foto me Hanën, duke treguar se mezi e ka pritur këtë moment kaq të dashur.

Kujtojmë se reperi ka treguar se e takon rregullisht vajzën e vogël, e cila është një kopje e tij. Ndonëse artisti i dha fund lidhjes së dashurisë me Loredanën, ai vazhdon të takohet me të për shkak të vajzës së tyre, për të cilën kanë pohuar se bëjnë gjithçka.

(Kosova Sot Online)